Blushi thumbon Ramën për Juventusin dhe gjyqtarët

Placeholder Image

Deputeti Ben Blushi ka folur sot në Parlament për votimin dhe numërimin elektronik. Duke iu përgjigjur Gramoz Ruçit, duket se Ben Blushi ka dashur të “godasë” Ramën.

Ai ka thënë se votimi dh e numërimi elektronik janë të mundshëm dhe është e kotë të mos realizohen.

Sipas tij, kjo ul koston e zgjedhjeve, si edhe garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme. “Kush e pranon sot që kundërshtari mund t’ia numërojë si duhet kundërshtarit votat?”, pyeti Blushi.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ju shihni futboll po s’ka logjikë meqë Juventusi ka fituar kampionatin vitin që shkoi, sot t’i jepet e drejta që të caktojë gjyqtarët për çdo ndeshje”, ishte thumbi i Blushit për Ramën, i cili njihet si një tifoz i Juventusit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rama-JuveBlushi tha se kjo metodë që partia që fiton zgjedhjet të caktojë numërues e vëzhgues nuk ka sens.

“Pse është kaq e vështirë Gramoz të mos numërohen votat në elektronikë. E dini sa është fatura jonë në zgjedhje? Është trefishi i votimit elektronik. Pse s’ka kohë për numërim dhe votim elektronik në Shqipëri?”, pyeti Blushi.

Ai madje tha se votimi elektronik duhet të kryet jo për hatër të PD-së, pasi kjo nuk e meriton, por për hatër të qytetarëve.

Blushi tha se shqiptarët meritojnë të votojnë në mënyrë normale. “Reformë zgjedhore nuk do të ketë sepse PS dhe PD nuk e duan. Kishte kohë të mjaftueshme edhe për të ndryshuar skemën e financimit të partive, por diçka e tillë nuk ka ndodhur. Shqiptarët meritojnë të votojnë në mënyrë normale”, tha Blushi.

Më tej, deputeti i LIBRA tha politika ka tradhtuar edhe emigrantët, duke mos i dhënë të drejtën e votës. “Kemi 20 vjet që i tradhtojmë emigrantët. Ishte e mundur që në 3 vjet ti jepnim mundësi të votojnë”, tha Blushi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?