Boçi sulmon Ramën: “Muçoja” luftoi 72 orë me dallgët, por s’ja pranuan anijen në port

Deputeti i PD, Luçiano Boçi ka reaguar pas vendimit për shtyrjen e negociatave për Shqipërinë për në 2019. Në një postim në Facebook, Boçi komenton edhe qëndrimet e kryeministrit Edi Rama. Sipas Boçit, pretendimet e Ramës për një luftë 72 orëshe për të bindur vendet e BE-së ngjajnë me historitë imagjinare të marinarëve.

Postimi i plotë i Luçiano Boçit

Dallgët, Marinari dhe…negociatat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Marinarët kanë qenë gjithmonë bartës të historive imagjinare. Largësia nga realiteti dhe misteri i detit gjithmonë i ka shtyrë të sajojnë beteja me dallgë e përbindësha, me peshq e me ishuj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Historitë e tyre janë përcjellë shpesh me kuriozitet, por dhe me qesëndi.

E tillë është dhe historia e Ramës me negociatat.

Krymarinari ynë që në fakt është një “muço” i thjeshtë i krimit, na paska luftuar 72 orë me dallgët dhe më në fund paska arritur ta ankorojë anijen ne portin e Europës!??

Hajde e mos u shkri gazit po deshe…!

Ky “muçoja” nuk e pranon që anijen ia kanë lënë në radë dhe nuk ia pranojnë në port:

E para sepse nuk besojnë se brenda saj nuk ka drogë, apo Toyta “Yaris”?.

E dyta, sepse muçoja ne vend që të ngrejë flamurin kombëtar kuq e zi, ka vendosur në anije flamurin pirat, bardh e zi me kafkë e kocka.

E treta, nuk mund te hysh në port europian me drejtues me patentë skafi.

E katërta, Europa nuk të pranon ty me ekuipazh që kanë lidhur njërin sy e në brez kanë shtrënguar thika, shpata, sahanë e kazanë.

Lëri dokrrat Rame…!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?