Boçi: Të lavdërohesh se je hajdut! Kjo po ndodh me Rilindjen!
Ish-deputeti Luçiano Boçi ka bërë një shënim në Fb kundër farsës së 30 Qershorit, qeverisë dhe “Komisionit Qendror të Hajdutërisë”, siç e ka cilësuar, për mijëra fletët e votimit, më shumë sesa votuesit, që janë gjetur si në Elbasan e në të gjithë Shqipërinë.
Boçi shkruan: “Të lavdërohesh se je hajdut! Kjo po ndodh me Rilindjen…! Pasi nxorën me përdhunë administratën, ato të ndihmës ekonomike e përkrahjes sociale, angazhuan bandat, mbushën kutitë, krenohen me hajdutërinë e tyre “live”.
Dalin në takime e i bien gjoksit se kanë futur vota në kuti, nga frika e refuzimit që i bënë shqiptarët dhe këtë hajdutëri e kanë bërë në emër të shqiptarëve.
5000 fletë votimi më shumë në Elbasan se numri i votuesve, edhe ky i manipuluar nga Komisioni Qendror i Hajdutërisë!
KOHA JONË SONDAZH

