“Bomba” e Bashës: Përgjimet e Ramës me klanet mafioze, pakt me Tahirin…

Pas operacionit të orëve të vona të mërkurës të policisë me kapjen e 10 ton drgoë në Vlorë, sot kreu i demokratëve, Lulzim Basha në një komunikim me gazetarët, hodhi akuza se droga e kapur, është pjesë e klanit Habilaj-Rama-Tahiri. ”U bëj thirrje organeve të zbatimit të ligjit dhe drejtësisë për vënien para përgjegjësisë së autorëve”,-tha Basha.

Lulzim Basha foli sot për një pakt mes Saimir Tahirit dhe Edi Ramës, pasi ish-ministri i Brendshëm ka filmime që implikojnë kryeministrin. Për kreun e opozitës, ka vetëm një rrugë për nxjerrjen e vendit nga kjo situatë: “largimi i Edi Ramës dhe krijimi i një qeverie antimafie”. “Rama dhe Tahiri po bëjnë një marrëveshje me njëri-tjetrin, sepse Tahiri ka dokumenta dhe përgjime për përfshirjen e Edi Ramës me klanet mafioze”, ka shtuar Basha.

Duke folur për shkrirjen e Drejtorisë së Policisë në Elbasan, Basha e ka cilësuar të pavend, pasi sipas tij i pari që duhej larguar është drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ka kaluar një muaj që unë kam denoncuar me revoltë të madhe ngjarjen e tmerrshme të Elbasanit, që tregoi me zë dhe figurë sesi ky shtet është vënë përfundi nga mafia. Veprimet e ndërmarra sot, nuk janë thjeshtë të vonuara, por të pavend, Çako në mos të ishte dorëhequr, duhet të ishte shkarkuar, ai dhe kupa duhet të ishin vënë përpara drejtësisë”, u shpreh Basha.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sa i takon akuzave ndaj Tahirit, Basha tha se po bën marrëveshje me Ramën për t’i shpëtuar drejtësisë. “Hapi i parë është largimi i Edi Ramës, krijimi i një qeveria antimafia dhe shkëputja e lidhjes së krimit me politikën”, tha Basha.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1664648830252958/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?