FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bozdo: PD po riorganizohet për zgjedhjet e parakohshme

Enno Bozdo ka zbuluar në A2 CNN se PD-ja ka ndërmarrë disa hapa që kanë lidhje me bërjen gati të strukturës për zgjedhjet e parakohshme.

”Kemi ndërmarrë disa hapa në pritshmëritë që kemi për zgjedhjet e parakohshme, mundësisht brenda këtij viti. Duhet të mbyllim të gjithë pjesën organizative në mënyrë që sapo të shpallet data e zgjedhjeve, partia të jetë gati me strukturën dhe infrastrukturën e saj”, tha Bozdo.

Kur u pyet nëse në javët në vijim do të ketë protesta të tjera të opozitës së bashkuar, Bozdo deklaroi se kjo periudhë nuk është e përshtatshme për protesta.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Nuk do të ketë protesta tani, pasi klima e nxehtë, stina e pushimeve dhe vëmendja e larguar e publikut e bëjnë jo të efektshme organizimin e protestave. Kjo është koha për të punuar për strukturën në mënyrë që shtatori të na gjejë gati”, theksoi Bozdo.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?