Braçe ”i përvishet” Peleshit. Nis interpelanca, opozita e bojkoton
Ka nisur seanca e sotme plenare, aty ku nisi me Erjon Braçe që thërret në interpelancë parlamentare Ministrin e Bujqësisë Niko Peleshi.
Pasi u përfol në këtë pozicion në mesin e shtatorit, pak javë më vonë Erjon Braçe bëri një interpelancë të ashpër me ministrin Peleshi për çmimet e produkteve bujqësore dhe politikat mbështetëse për fermerët.
Në seancën plenare të ditës së sotme, Braçe ka thirrur Niko Peleshin sërish në një interpelancë me motivacionin: ”Kërkoj shpjegime lidhur me gjendjen aktuale për kontratat e dhënies së tokave bujqësore me qira, ligjshmërinë dhe efektivitetin e tyre veçanërisht në aspektin e prodhimit, sasisë, llojshmërisë, eksportit dhe punësimit në to si dhe politikat që do të ndjekë ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural”.
Ajo që bie në sy është mungesa e deputetëve të opozitës në Kuvend. PD dhe LSI nuk ndodhen në seancë. Burime nga selia blu bënë me dije se:”nuk bëhet fjalë për bojkot” dhe se ligjvënësit e PD do jenë të pranishëm në sallë menjëherë pas interpelancës. “Nuk do ndjekim teatrin e interpeleancës”, thanë burimet pranë PD.
KOHA JONË SONDAZH

