Braçe përplaset me Ahmetaj: Nuk do ta mbyll gojën

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj është thirrur në interpelancë nga deputeti Erjon Brace, njëkohësisht kryetar i Komisionit të Ekonomisë lidhur me ligjshmërinë fiskale të Federatës Shqiptare të Futbollit. Në fjalën e tij ministri Ahmetaj foli për rezultatet pozitive të qeverisë Rama por duke anashkaluar përgjigjen e drejtëpërdrejtë.

“Në asnjë rast nuk do ta mbyll gojën para individëve dhe instiutcioneve që kanë fituar imunitet fiskal qofshin nderi apo llumi i kombit. Përpara ligjit fiskal janë të barabartë dhe kanë detyrime të paguajnë tatime e taksa. Pse u dashka ti jepet imunitet fiskal?! Po bëni detyrën dhe shkoni e trokisni në çdo dyqan, kafene e qebaptore, e mirë bëni por këta të mëdhenjtë kur do të paguajnë. Këta që administrojnë miliona lekë e që dalin e mburren nga mëngjesi në darkë. Duhet të jemi të parët”,-u shpreh Brace. Pas fjalës së Braçes, deputeti Bashkim Fino duartrokiti dhe nga salla i tha Ahmetajt: Bëj detyrën!

Erion Braçe: Uli Hënes është një kampion bote, është dënuar me 3.5 vite burg për evazion fiskal dhe mori në detyrim për të paguar 18.5 mln euro detyrime tatimore që u ishte shmangur. Ronaldo pagoi 18.8 mln euro gjatë periudhës që luante në Spanjë, po ashtu edhe Murinjo është dënuar me një vit burg dhe detyrimin për të paguar 1.78 mln paund, por edhe Messi që është dënuar me 21 muaj dhe detyrimin për të paguar 5 mln euro për evazion, Neymar, etj. Nga Gjermani që udhëheq Europën deri te Spanja ka shembuj ku barazia fiskale marrin një vlerë themelore, po në Shqipëri? Dua të mbeten te sporti. FSHF është një nga institucionet më të rëndësishme, pa më të voglin diskutim duhet të ishte institucioni që të duhet të reflektonte ligjshmëri fiskale. Që nga shkurti kam kërkuar informacione, por me thënë të drejtën nuk marr një përgjigje të saktë për përputhshmërinë me ligjin. Pres një përgjigje nga Ahmetaj për këtë fakt.

Swiss Digital Desktop Reklama

Arben Ahmetaj: Struktura ligjore për futbollin dhe pjesës së pronësisë, e cila është konfuze, pjesës së sponsorizimeve dhe promovimeve, që ka sjellë në shumë raste kaos në klubet sportive. Kërkesa për interpelancë ka qenë e gjerë. Përsa i përket FSHF-së, sot për shkak të mbështetjes të qeverisë Rama 1 ka tre stadiume të reja, i Elbasanit, Shkodrës dhe kompleksi sportiv i Tiranës. Stadiume në këtë vend janë ndërtuar vetëm në kohën e Enverit në 1980. FSHF ka qenë dikur një institucion pa zë, sot është në fokus pasi vëmendja ndaj sportit është rritur ndjeshëm. Në aspektin fiskal është regjistruar në 08.08. 1996, ka statusin e organizatës jo fitimprurëse dhe deklaron në tatimin mbi të ardhurat, kontributet, dhe tatime të tjera në burim. Ka një problem serioz me klubet, po u nxjerr tre klube, që kanë nevojë për formalizim; Skënderbeu, një klub dinjitoz dhe cfarë ndodh. Kristi Vangjeli paguhet 100 mijë lekë të reja në muaj, ndërsa ekonomistja merr pak më shumë merr 130 mijë lekë në muaj, në 2014 këta futbollistë. Me këto listë pagesa këta futbollistë nuk kanë pasur mundësi të hanë, jo për të luajtur. De Souza paska marrë 22 mijë lekë të reja në muaj dhe kur ka hyrë në fushë….Bujar Lubani trajner i madh merrte 36 mijë lekë në muaj, Gugash Magani ky punonte me zero, e bënte nga pasioni nuk merrte pagë, pastaj Klodian Dervishi, edhe ky me zero, Ze Maria ky merr vetëm 19 mijë lekë, pastaj kemi Ilion Likën 19 mijë lekë e kuptoni sa larg janë klubet nga formalizimi. Astrit Nallbani, paga bruto është 1 lek. Ndalemi te Vllaznia, Armango Cungu 544 mijë lekë, për hir të së vërtetës është më afër formalizimit. Te Partizani, kemi Alveshin ky merr 130 mijë lekë në muaj, Alban Hoxha 100 mijë lekë. Dua të them që formalizimi në futboll është emergjencë. Me ligjin e ri të sportit jam i bindur që situata do të avancojë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Erion Braçe: Në asnjë rast nuk do ta mbyll gojën para institucioneve që kanë fituar imunitet fiskal, qofshin nderi apo llumi i kombit, para ligjit të gjithë të barabartë, duhet të paguajnë tatime dhe taksa. Unë pyeta për tatimin mbi të ardhurat që paguhet nga FSHF dhe sa është 10% që i takon buxheti nga e drejta TV në 10 vitet e fundit, por nuk mora përgjigje. Që në shkurt, kam kërkuar te Financat për tatimin në burim, honoraret dhe bonueset që paguhen nga FSHF në 8 vitet e fundit. por përgjigje nuk kam marrë. Për 8 muaj nuk jepet përgjigje, por as këtu. Ministri iu referua të dhënave për pagat të personelit. Cfarë është zëri ‘paga jashtë federatës’? Pasi vlera është tre herë më e madhe se vlera e pagave të paguara për personelin. Nuk mund të ketë imunitet FSHF nga tatimet. Në Belgjikë janë mbi 100 të arrestuar për evazion. Kur kjo ndodh në zemër të Europës, pse ne duhet të pranojmë alibinë e një personi që nuk heq dorë nga një karrige atje për këtë gjë. Pse duhet ti jepet imunitet një institucioni të tillë, bëni detyrën. Nuk ta solla Ronaldon për të krahasuar me Vangjelin por për shembull.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?