Braimllari: Qeveria bën show, Shqipëria nën ujë
Përmbytjet në vend, shkakuan debat në Komisionin e Sigurisë. Përplasje mes deputetëve të maxhorancës dhe opozitës, gjë që çoi edhe në largimin e deputetëve të PS-së nga komisioni.
Deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari, u shpreh se kjo qeveri nuk përfaqëson interesin e qytetarëve. Duke marrë shembull që qeveria nuk shpalli emergjencën civile, ai shtoi se: ”Arsye e mos shpalljes së emergjencës civile ka të bëjë me faktin se ky kryeminister nuk mbron interesat e qytetarëve, nuk do ti dëmshpërblej qytetarët sipas ligjit të emergjencave”. Braimllari, shtoi se nuk ka asnjë përfaqësues qeverie në zonat e përmbytura.
Thirrja e tij është që qeveria të lërë lëvizjet që janë vetëm për show dhe ti shërbejë qytetarëve. ”Nuk po vazhdon faza e ndihmave për banorët që po qëndrojnë në kete dimër të ftohtë. Ministrat dhe Kryeministri të lërë show dhe ti shërbejnë qytetareve”,-shtoi deputeti i LSI-së.
KOHA JONË SONDAZH

