Braimllari: Rama në opozitë dogji institucionet, sot ankohet për ngjarjet në Parlament

Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari ka reaguar për deklaratat e bëra sot nga Edi Rama në Asamblenë e PS. Në një reagim, Bramllari thotë se personi i vetëm që është kundër reformës në drejtësi është Edi Rama.

Ai komenton edhe akuzat e Kryeministrit për ngjarjet në Parlament. Braimllari i kujton se ishte PS-ja e Edi Ramës në opozitë ajo që dogji institucionet.

Deklarata e plotë e Braimllarit:

Swiss Digital Desktop Reklama

“I vetmi person që kërkon të bllokojë reformën në drejtësi është Edi Rama. Përfshirja e tij dhe e ministrave të tij në trafikun e lëndëve narkotike tanimë është fakt ndërkombëtar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryeministri ka përdorur të gjitha instrumentat në duart e tij për të kapur reformën në drejtësi pasi ai ka frikë nga një drejtësi e paanëshme që i trajton të gjithë në mënyrë të barabartë.

Rilindja del dhe bën moral sot për ngjarjet në parlament. Por, harrojnë kohën kur ishin në opozitë dogjën instuticionet, kthyhen parlamentin në arenë boksi, dhunuan forcat e policisë së shtetit dhe mbajtën peng integrimin europian duke bojkotuar turpshëm parlamentin dhe ligjet e nevojshme për t’iu afruar më shumë familjes europiane.

 Këta që sot shtiren turpshëm sikur mendojnë ditë e natë për hallet e shqiptarëve, janë vetëm përfaqësues të korrupsionit konçesionar që ka varfëruar vendin, të drogës që ka mbushur Shqiperinë dhe Europën, të dyfytërsisë dhe janë përgjegjës pse shqiptarët sot jetojnë më keq, të papunë, të pashpresë!”,- shkruan Braimllari.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?