FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Breshëri kallashnikovi në Lezhë, i shpëtojnë mrekullisht atentatit dy persona

Detaje të reja janë zbuluar nga të shtënat me armë zjarri që ndodhën rreth orës 20:00 në dalje të qytetit të Lezhës, ku u qëllua me armë zjarri drejt një foristrade tip ML në lëvizje.

Burimet bëjnë me dije se kemi të bëjmë me një atentat, objektiv i të cilit ishin dy personat nga Miloti që po lëviznin me automjet.

Sipas policisë në Ishull Lezhë është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjeti në lëvizje me targa AB 127 GJ, brenda së cilit udhëtonin Blerim Preçi dhe Klisman Preçi. Ata raportohet se janë kushërinj.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Rreth orës 20:05, në Ishull Lezhë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjeti në lëvizje, brenda së cilit udhëtonin shtetasit B.P.dhe K.P.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për pasojë nuk ka persona të lënduar.

Grupi hetimor në vendngjarje po administron çdo provë e të dhënë, për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve”, njofton policia.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?