FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bullgaria merr sot presidencën 6-mujore të BE

Bullgaria merr sot Presidencën e Këshillit të Ministrave të Bashkimit Europian për një periudhë 6-mujore.

Gjatë gjysmës së parë të vitit 2018, Sofja synon t’i demonstrojë vendeve të tjera anëtare, se pas 10 vitesh në familjen europiane, ka ardhur koha për hyrjen edhe në zonën Shengen dhe afrimin në Eurozonë.

Jean-Claude Juncker, president i Komisionit Europian, ka deklaruar më parë se do të dëshironte hyrjen e Bullgarisë në euro dhe në regjimin e qarkullimit të lirë, por ka hasur në kundërshtimet e Gjermanisë dhe Francës. Këto dy vende janë të shqetësuara nga niveli i lartë i korrupsionit në vend.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këtë mënyrë qeveria e Sofjes duhet t’i bëjë ballë detyrës së vështirë për të sheshuar mosmarrëveshjet në këtë drejtim ndërmjet 28 vendeve anëtare dhe të punojë për një kompromis për çështjet e nxehta suç janë migracioni dhe Brexit

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?