FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bushati: 71 vjet OKB, t’i shpallim luftë burokracisë

Këtë vit, 71 vjetori i krijimit të OKB-së përkon me firmosjen e programit të bashkëpunimit me qeverinë shqiptare deri në vitin 2021. Përfaqësuesi i Përhershëm i OKB, Brian Williams tha se vitet e fundit janë ndërmarrë disa reforma thelbësore.

Shumë reforma thelbësore janë ndërmarrë gjatë viteve të fundit në Shqipëri dhe qëllimi ynë është që këto reforma t’i shërbejnë dhe të përfitojnë njerëzit në 61 bashki”, pohoi ai.

Kurse ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati theksoi se Shqipëria ka një prioritet që është integrimi në Bashkimin Evropian. Për këtë qëllim, qeveria shqiptare kërkon ndihmën e agjencive të OKB dhe organizatave të tjera në vendin tonë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shqipëria ka një prioritet që është integrimi në Bashkimin Evropian dhe kërkon ta shoh rolin e agjencive të OKB-së në Shqipëri komplementar në funksion të arritjes së këtij qëllimi. Në funksion të politikave të vërteta zhvillimore dhe jo në funksion të politikave në letër. Ky është një diskutim që do ta hapim edhe me organizatat e tjera në Shqipëri”, theksoi Bushati.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mes 17 objektivave të OKB Bushati shpjegoi pse është përzgjedhur si primar objektivi 16-të “Paqe, Drejtësi dhe Institucione të forta”.

Bushati kërkoi që vitin tjetër aktiviteti për ditën e OKB të mos mbahet në ambient të mbyllur për këtë qëllim:

Ne duhet t’i shpallim luftë burokracisë në të gjitha nivelet dhe kam përshtypjen Agjencitë e OKB-së në Shqipëri nuk duhet të përbëjnë përjashtim”, apeloi ministri i Jashtëm.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?