Bushati, Berishës: Lere detin, shih hallet me drejtësinë
Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një statusi në Facebook u bën thirrje shqiptarëve që të përgatiten për të mbrojtur me çdo çmim integritetin e vendit dhe interesin kombëtar, pasi e cilëson marrëveshjen e re mes Shqipërisë dhe Greqisë për detin si anti-kombëtare.
“Kapitullanti Edi Rama me pazarin e tij te pistë shkelmoi integritetin e vendit dhe interesin kombetar! U bej thirrje shqiptareve te pregatiten per te mbrojtur me çdo çmim integritetin e vendit dhe interesin kombetar nga dyshja antishqiptare e neo-bllokmeneve Rama-Bushati” shkruan ndër të tjera Berisha.
Por e menjëhershme ka qenë përgjigja e Bushatit. Ministri i Jashtëm thotë se Berisha është tërbuar, pasi e kupton më mire nga të tjerët se ç’faqe e zezë do duket marrëveshja e tij pas firmosje së paktit të ri me Greqinë. “Sali! Ti e kupton më mire nga të tjeret se ç’faqe e zezë do duket marrëveshja jote së shpejti, ndaj je tërbuar! S’ke ç’i bën, shih hallet me drejtesinë e re” shkruan Bushati.
KOHA JONË SONDAZH

