FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bushati flet për herë të parë pas takimit me Kotzias: Bisedime jo të lehta por…

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati ka dhënë një prononcim të shkurtër për gazetarët në Korçë pas ditës së dytë të takimeve intensive me homologun e tij grek Nikos Kotzias për çështjet e hapura dhe problemet mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Bushati tha se nuk ka asgjë sekrete pasi temat janë të ditura por ai u shpreh optimist duke theksuar se është bërë progres.

“Faleminderit për durimin deri tani. Na mirëkuptoni që këto janë bisedime jo të lehta dhe tematika është e gjerë, e shtrirë në kohë. Janë rreth 70 vite histori. Mund t’ju them vetëm që edhe në Korçë kemi bërë progres të qenësishëm. Nesër do të jetë gjithashtu një ditë e rëndësishme për vijimin e bisedimeve. Nuk ka asgjë sekrete sepse temat janë thënë publikisht nga të dyja palët. Thjesht jemi në procesin e shtjellimit të mëtejshëm të argumenteve dhe shpresoj që edhe drejt zgjidhjeve konkrete”, deklaroi ministri Bushati.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky prononcim u bë pas vizitës së dy ministrave në Muzeun Mesjetar në Korçë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?