Bushati për Financial Times: Ekziston rreziku që BE të humbë rajonin

Financial Times i ka kushtuar një artikull Shqipërisë dhe rrugës së saj të integrimit. Në titullin “Shqiptarët pyesin nëse BE do t’i mirëpresë ata ndonjëherë”, FT analizon situatën ku ndodhet aktualisht Shqipëria dhe Ballkani e ku autorja e shkrimit Valerie Hopkins ka biseduar me aktorë të ndryshëm politik në vend.
Në këtë bisedë me ish ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati, ajo është ndalur tek perspektiva europiane e vendit dhe sfidat me të cilat përballet ajo.

Bushati shprehet se ekziston rreziku që BE të mund të humbë rajonin.

Ndërsa ekziston një ndjenjë e dukshme se një tjetër epokë po agon në Ballkan, askush nuk e di si do të jetë ajo. “Tani jemi në vitin 2020, kemi hyrë në dekadën e katërt të tranzicionit dhe ende nuk jemi vend anëtar i BE-së. Pak a shumë katër dekada kemi qenë nën komunizëm” thotë Bushati. “Me këto ritme ekziston rreziku që BE mund të humbë rajonin”, thotë Bushati ndërsa shton se “Kina është e qartë dhe po zgjeron ndikimin e saj në mënyrë të butë dhe të qëndrueshme”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Financial Time shkruan se Shqipëria u godit nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit por, tërmeti diplomatik ishte ai i vetos së presidentit francez Emmanuel Macron në tetor, për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Swiss Digital Mobile Reklama

Financial Times shkruan më tej se në vendet e Ballkanit thuhet se nëse nuk po futen dot vetë, qytetarët do hyjnë në BE një e nga një. Dhe kjo po ndodh, pasi vendet e rajonit kanë humbur së bashku 400 mijë qytetarë në moshë pune në 5 vitet e shkuara sipas të dhënave të një studimi të fundit të Këshillit Rajonal për Bashkëpunim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?