Bushati takon Hahn në Davos, diskutojnë kalendarin politik të KE me Shqipërinë
DAVOS- Ministri për Punët e Jashte dhe Evropën, Ditmir Bushati ndodhet në Davos, ku po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror. Bushati ka zhvilluar një takim me komisionerin e BE-së për Zgjerimin Johannes Hahn me të cilin ka diskutuar kalendarin politik të KE me Shqipërinë.
Përmes një statusi në Facebook, Bushati thotë se viti 2018 është vit përcaktues për ecurinë e mëtejshme të vendit tonë në procesin e integrimit europian.
“Në Forumin Ekonomik Botëror të Davosit me Komisionerin e BE-së për Zgjerimin, Johannes Hahn, diskutuam kalendarin politik të Komisionit Evropian me Shqipërinë dhe ecurinë e reformave shtet-konsoliduese. 2018 është vit përcaktues për ecurinë e mëtejshme të vendit tonë në procesin e integrimit europian. Hapja e negociatave për anëtarësim në BE nuk është as për qeverinë e as për opozitën, por për Shqipërinë dhe shqiptarët ????”- shkruan Bushati.
KOHA JONË SONDAZH

