FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bushati: Zgjidhja e çështjeve me Greqinë, jo me kërcënime

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, deklaroi se çështjet midis Shqipërisë dhe Greqinë duhet të zgjidhen mbi bazë të parimeve ndërkombëtare dhe jo kërcënimeve.

Gjatë konferencës për shtyp me homologun e tij ukrainas, Bushati theksoi se zgjidhja e këtyre çështjeve nuk mund të bëhet me kërcënime dhe as për konsum të brendshëm.

“Shqipëria është e palëkundur për të qenë një vend inspirues i politikës së mirë të drejtë dhe të ndershme mbi bazën e ndërsjellët me fqinjët tanë dhe është një vend i cili do të vazhdojë të kultivojë këtë përqasje në rajon.

Swiss Digital Desktop Reklama

Është një vend i cili ka shfaqur qartë, hapur të gjitha pozicionet dhe pikëpamjet në lidhje me disa çështje të mbartura, të cilat duam t’i zgjidhim dhe t’i trajtojmë në kuadër të vlerave evropiane dhe parimeve ndërkombëtare, të cilat nuk njohin as gjuhën e kërcënimit dhe as konsumin e brendshëm për çfarëdo lloj rrethane që mund të jetë ky konsum”, tha Bushati.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?