FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bylykbashi: Ka politikanë që nuk u leverdis kjo drejtësi

Ish-deputet i PD-së, Oerd Bylykbashi u shpreh në ”A2 Cnn”, se pavarësisht se jemi 3 vite nga votimi për drejtësinë e re, sot kemi ende drejtësinë e vjetër. Ish-deputeti i PD, theksoi se gjyqtarët e prokurorët e korruptuar duhet të shkonin në burg e jo në shtëpi.

”Drejtësia e re ende nuk është në horizont. Ne sot kemi një drejtësi të vjetër, e cila po rrënohet me shpejtësi. Unë gjykoj që shqiptarët kishin nevojë për një reformim dhe jo për një shkatërrim të sistemit, i cili ishte standard Europian por kishte boshllëqe. Në 3 vite kemi një dështim të ngritjes së institucioneve të sistemit të drejtësisë. Kemi copa që po ngrihen por ende nuk kemi ngrehinën e re të sistemit të drejtësisë. Ka politikanë që nuk iu leverdisë kjo drejtësi, ka edhe gjyqtarë dhe prokurorë që janë të korruptuat dhe duhet të ikin sot, por jo në shtëpi siç i çon Vetting-u, por para drejtësisë dhe pastaj pas hekurave”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?