Bylykbashi: Paradoksi i reformës, kryeprokurori i përkohshëm mund të caktohet nga Rama edhe pa vetting
Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi në një postim në profilin e tij facebook duke folur për Reformës në Drejtësi, akuzon kryeministrin Rama se po cakton Kryeprokurorin e Përgjithshëm. “Një prokuror i thjeshte humbet vendin e punës nëse nuk kalon vettingun. Ama, shefi i tij, Prokurori i Përgjithshëm i Përkohshëm mund te caktohet nga Rama edhe pa vetting” – shkruan Bylykbashi.
Postimi Bylykbashit
Paradokset e reformës ne drejtësi të Ramës
1- Ligji parashikon qe Prokurori i Përgjithshëm ne detyre e humbet vendin e punës nëse nuk kalon vettingun.
Por ama, Prokurori i Përgjithshëm i Përkohshëm mund të filloka pune pa bërë vetting (sipas Ramës dhe korit qe i vjen pas).
2- Një prokuror i thjesht humbet vendin e punës nëse nuk kalon vettingun.
Ama, shefi i tij, Prokurori i Përgjithshëm i Përkohshëm mund te caktohet nga Rama edhe pa vetting.
3- Prokurori i Përgjithshëm i Përhershëm duhet te zgjidhet pasi kalon vettingun dhe, edhe pse është me i sigurt nga ana e integritetit, duhet zgjedhur me 84 vota (shumice e cilesuar 3/5) qe te mos e kape Kryeministri.
Prokurori i Përgjithshëm i Përkohshëm i cili sipas Ramës zgjidhet pa bërë vetting, pra nuk ka garanci për integritetin e tij, mund tu zgjidhka me vetëm 36 votat e Kryeministrit (shumice e thjeshte). Pra e kap dhe fut ne xhep Kryeministri.
Pasi jua lodhen kokën me shume se dy vjet me këtë vettingun, na doli qe vettingu qenka rrjete pwr peshq tw vegjël. Për të mëdhenjtë nuk bëka! Paradokset e sharlatanizmit!.
KOHA JONË SONDAZH

