Bylykbashi: Paraja e paligjshme ka ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve

Edhe Socialistët edhe Demokratët janë shprehur dakord për të reduktuar shpenzimet në fushatat zgjedhore. Deklaratat është bërë në konferencën e posaçme të realizuar prej KQZ ku kryetari i këtij komisioni Klement Zguri e cilësoi të papranueshme mungesën e transparencës në financimin e partive.

Ndërkohë Oerd Bylykbashi, bashkëkryetar i komisionit të Reformës Zgjedhore deklaroi gjatë këtij takimi se paraja e paligjshme sot e disponueshme në tregun politik shqiptar ka volum gjigand.

Sipas tij “Paraja e paligjshme që është sot e disponueshme në tregun politik shqiptar është e jashtëzakonshme, me një volum gjigand që tashmë ka ndikuar thelbësisht jo vetëm procesin e financimit të partive por dhe rezultatin e zgjedhjeve. Prandaj na duhet të shohim jo vetëm kush janë nenet specifike të Kodit Zgjedhor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Do  na duhet të rishohim me kujdes disopozitat penale apo në legjislacion tjetër për të patur një kuadër të integruar në mënyrë që paratë, jo vetëm ato publike, dhe çdo lloj financimi tjetër të jetë i verifikuar dhe të mos jetë financim që përdoret në proces politik për të blerë pushtet ka thane deputete demokrat Oerd Bylykbashi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai ka bërrë thirrrje për reduktim të shpenzimeve të partive politike ndërkohë që ka këmbnëgulur në fjalën e tij se financimi i partive në mënyrë absolute nuk mund të jetë për blerje vote. Por ne e dimë që ky është një fenomen shumë i rëndë në Shqipëri. Arrihet deri në shifra 20%  e zgjedhësve të prekur nga format e shitblerjes së votës. Sikur dhe gjysma e saj të jetë është shumë e rëndë ka deklrura deputete I PD.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?