FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bylykbashi: Rama po fut sistemin në kolaps. Ja dy rrugët si mund të zgjidhet Prokurori

Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi tha se qëllimi i kryeministrit Rama për të kapur Prokurorin e Përgjithshëm po fut në kolaps sistemin.

Në studion e lajmeve të Ora News, deputeti demokrat tha se Prokurori i Përgjithshëm duhe të ketë një mandate kushtetues dhe ky mandate i mbaron po në mënyrë kushtetuese. Ai sqaroi se Rama kërkon të zgjidhe prokurorin e ri me 36 vota në mënyrë që të mbyllë dosjet në hetim.

Bylykbashi sqaroi dy rrugët për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm: Ose të ngrihet me urgjencë KLP organi i vetëm që kushtetuta i jep kopetenca, ose ti drejtohen Gjykatës Kushtetuese, që ajo të bëjë interpretimin final të kushtetueshmërisë së zgjedhjes së Prokurorit të Ri

Swiss Digital Desktop Reklama

Bylykbashi: Kryeministri synon të kapë Prokurorin e Përgjithshëm dhe këtë kërkon ta bëjë jo përkundër çështë praktika e mirë. Kushtetuta i vend kufijtë kryeministrit. Prokurori i Përgjithshëm duhe të ketë një mandate kushtetues, i mbaron në mënyrë kushtetuese mandate prokurorit aktual, zgjidhet i riu me shumicën e cilësuar prej 3/5 dhe për këtë nuk ka asnjë diskutim.  Kushtetuta e përcakton qartë, Prokurori i Përgjithshëm zgjidhet me 3/5. Madje sipas rregullimeve të bëra në reformën në drejtësi deri në datën 1 shtator për të garantuar që mazhoranca e dikurshme PS-LSI të mos ta zgjidhte ajo prokurorin deri në 1 shtator, dmth pas zgjedhjeve do të ishte me 2/3. Dhe pas 1 shtatorit do të jetë me 3/5 në cdo votim thuhet. Për këtë nuk ka ekuivok. Çfarë kërkon të bëjë kryeministri? Kërkon ta votojë me 36 vota dhe më pas ajo që është më e papranueshme për shqiptarët, duan të zgjedhin Prokurorin pa vetting, ndërkohë që Prokurorit aktual mund ti mbaronte mandati para kohe prej vettingut. 

Swiss Digital Mobile Reklama

Prokurori i përhershëm ai që do zgjidhet më vonë, do të jetë patjetër me vetting dhe të gjithë prokurorët e tjerë që do të jenë në varësinë e këtij Prokurori që do të zgjedhë Rama me 36 vota mund ta humbin nesër vendin e punës për shkak të vettingut. Por vetëm ky që do Edi Rama, që i duhet për qëllime specifike, mbylljen e dosjeve nëpërmjet pushtetit që ka ky prokuror për të pezulluar prokurorët që kanë dosjet që hetojnë dosjet Habilaj etj., ky është objektivi.  

Sigurisht që mandate i Prokurorit aktual mbaron në mënyrë kushtetuese dhe kushtetuta në mënyrë të qartë dhe pa ekuivok këtë kompetencë ia ka dhënë KLP, ia ka dhënë për të garantuar pavarësinë e institucioneve. Objektivi për kapje që ka Edi Rama ka bërë që i gjithë sistemi po hynë në kolaps në mënyrë të shpejtë dhe të frikshme.

Kushtetuta ngarkon me interpretimin e parë Këshillin e Lartë të Prokurorisë, pra organi që merr dhe zbaton për herë të parë kushteutën. Ne KLP nuk e kemi, kështu që kemi dy rrugë, ose e ngrejmë atë me shpejtësi, ose ti drejtohemi Gjykatës Kushtetutës, që ajo të bëjë interpretimin final të kushtetueshmërisë së zgjedhjes së Prokurorit të ri. Pra gjëja më e rëndësishme është që nuk mund të këtë një prokuror që të zgjidhet në mënyrë antikushtetuese.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?