Çahet tubacioni kryesor i ujësjellësit të Bogovës në Berat, lë pa ujë 4 qytete të qarkut

Banorët e Beratit, Bogovës, Poliçanit dhe Kuçovës janë pa ujë të pijshëm që prej mëngjesit të sotëm. Inxhinierët janë duke punuar për riparimin e defektit

Moti i keq dhe reshjet e pandërprera të shiut, kanë bërë që masive dheu të bien dhe të dëmtojnë tubacionin kryesor të ujësjellësit të Bogovës.  Ky tubacion furnizon me ujë të pijshëm banorët e 3 qyteteve: Berat, Poliçan dhe Kuçovë.

Sipas informacioneve nga bashkitë përkatëse, mësohet se tubacioni kryesor i këtij ujësjellësi është dëmtuar në disa segmente të tij. Në zonën ku edhe është dëmtuar tubacioni, në fshatin Kakruk, kanë shkuar punonjësit e ndërmarrjes së sh.a.Ujësjellës-Kanalizimeve Berat, që janë duke punuar për riparimin e defektit që ka lënë pa ujë 3 qytete.

Swiss Digital Desktop Reklama

E, ndërsa punonjësit e kësaj drejtorie janë duke punuar pa ndërprerje për të riparuar tubacionin e çarë, në fshatin Plirëz të Poliçanit, një tjetër çarje ka ndodhur në tubacionin e ujit të pijshëm, si pasojë e shkarjeve të dheut në këtë zonë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pozicioni në të cilit ndodhet tubacioni i Bogovës e bën atë gjithmonë të riskuar nga çarjet dhe dëmtimet pasi reshjet shkarkojnë mbi të masive dheu.

Burimet zyrtare pranë sh.a.Ujësjellës-Kanalizime Berat bëjnë me dije se, puna nuk do të ndërpritet deri në riparimin e tubacionit, edhe pse reshjet e dendura të shiut e vështirësojnë edhe më tepër punën e inxhinierëve.

Ujësjellës i Bogovës është ndërtuar 30-vite më parë dhe shtrihet përgjatë rrëzës së kodrave të zonës së Skraparit, ku terreni është tepër i vështirë. Gjatë stinës së dimrit, rrëshqitjet e masivëve të dheut e shkëmbinjve kanë sjellë çdo vit dëmtime serioze në tubacionin kryesor të ujit të pijshëm.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?