Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 6 Nëntor 2026, 07:42 Analiza e DW/Shqipëria drejt BE-së: Sa realist është afati 2027? KE beson se Shqipëria mund t’i përfundojë negociatat në vitin 2027. Por eksperti Milan Nič e konsideron vitin 2028 një objektiv më realist dhe…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Integrimi në BE
  • Çështja Veliaj
  • Shpërthimi në Elbasan
  • Trenat Tiranë-Durrës
  • Egnatia Conference
  • Thaçi nga Haga
  • Skenari i PD-së
  • Kandidati i opozitës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Integrimi në BE
  • Çështja Veliaj
  • Shpërthimi në Elbasan
  • Trenat Tiranë-Durrës
  • Egnatia Conference
  • Thaçi nga Haga
  • Skenari i PD-së
  • Kandidati i opozitës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

CDU/CSU përshëndet dialogun për reformën zgjedhore: Është një nga kushtet e Bundestagut

Politikë E mërkurë, 15 Janar 2020 17:08
CDU/CSU përshëndet dialogun për reformën zgjedhore: Është një nga kushtet e Bundestagut
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nënkryetari i grupit parlamentar CDU/CSU në Bundestagun Gjerman, Johann David Wadephul, e ka përshëndetur nismën e re të pozitës dhe opozitës së bashkuar në Shqipëri për reformimin e ligjit zgjedhor.

Në një deklaratë ekskluzive për DW shqip nënkryetari i grupit më të madh parlamentar në parlamentin gjerman CDU/CSU, Johann David Wadephul e ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes mes pozitës dhe opozitës së bashkuar në Shqipëri për hartimin e ligjit të ri zgjedhor:  “Grupi parlamentar i CDU / CSU në parlamentin gjerman e përshëndet marrëveshjen e djeshme midis qeverisë dhe opozitës. Dialogu i hapur dhe gjithëpërfshirës i dakorduar tani mes të gjitha forcave politike është një hap i rëndësishëm për hartimin e reformës së re zgjedhore, e cila duhet të jetë plotësisht në përputhje me rekomandimet e OSBE / ODIHR-it, siç e ka kërkuar dhe Bundestag-u gjerman në rezolutën e tij të 26 shtatorit 2019. Ne i inkurajojmë të gjitha palët që në këtë frymë mbipartiake të përfundojnë me sukses punën ende të vështirë për reformimin e ligjit zgjedhor”, thuhet në deklaratën e e deputeti i kristiandemokrat, i cili është njëkohësisht edhe kryetar i grupit të punës për Ballkanin Perëndimor të kësaj partie në Bundestag.

Vënia në vijë e reformës zgjedhore, ishte, krahas plotësimit të stafit të nevojshëm për funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, një nga dy kushtet e vëna nga Bundestagu gjerman për fillimin e procesit të çeljes së negociatave të Shqipërisë me BE. Sado i mirëpritur është ky kompromis, ai deri tani ka zgjidhur vetëm çështjen procedurale. Tani Bundestagu do të shohë edhe përmbajtjen që do të dalë nga kjo marrëveshje, bëhet e ditur nga qarqet kristiandemokrate dhe kristiansociale në Bundestag. Këtu ia vlen të kujtohet se kushti i dytë i rezolutës së Bundestagut kërkon nga reforma zgjedhore që ajo të bëhet në përputhje me kushtet e OSBE/ODIHR-it, por edhe që ligji i ri të garantojë një “financimin transparent të partive dhe fushatave zgjedhore” dhe të marrë parasysh rezultatet e komisionit “ad hoc” për reformën dhe rekomandimet e ODIHR-it, në 5 shtator 2019. .

Mund t'ju interesojë

Bulevardi kthehet në arenë ”lufte”, protestuesit nuk tërhiqen

Bulevardi kthehet në arenë ”lufte”, protestuesit nuk tërhiqen

24 Tetor 2026, 17:34
FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishti...

27 Shtator 2026, 20:22
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Por Bundestagu ka vendosur edhe shtatë kushte të tjera që duhen plotësuar deri në hapjen e kapitullit të parë të negociatave. Megjithatë, ende nuk dihet aktualisht se a do të bëjë BE-ja ndryshime në procedurën aktuale të zgjerimit, nisur nga fakti që presidenti francez Emmanuel Macron nuk qëndron pas procedurës aktuale të zgjerimit. Ai ka dalë me një propozim të vetin, ku parashikon një anëtarësim me shtatë etapa. Në fund të janarit Komisioni do të dalë me një propozim të ri për procesin e zgjerimit, bazuar në propozimet e presidentit francez. Qarqet pranë CDU/CSU në Berlin i thanë DW se dakordësimi me Francën për procedurën e zgjerimit nuk pritet të ndodhë para samitit të Ballkanit Perëndimor në Zagreb, pra , në maj të këtij viti. Së fundmi, Franca kishte dhënë sinjale se po e rishikon qëndrimin e saj për të zhbllokuar hapjen e negociatave. Në një takim që pati në Paris me kryeministrin kroat Andrej Plenkoviq, (7.01.2020), Macron tha se “Franca uron që Samiti i Zagrebit të jetë një moment uniteti dhe një sukses për Europën”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

DW

Etiketat e lidhura

Johann David Wadephul
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Analiza e DW/Shqipëria drejt BE-së: Sa realist është afati 2027?
Para 15 minutash

Analiza e DW/Shqipëria drejt BE-së: Sa realist është afati 2027?

Parashikimi: E premte me mot të kthjellët dhe erëra veriore
Para 24 minutash

Parashikimi: E premte me mot të kthjellët dhe erëra veriore

Sekuestrohen mbi 10 tonë kokainë në Spanjë, hetohet organizata shqiptare
Para 25 minutash

Sekuestrohen mbi 10 tonë kokainë në Spanjë, hetohet organizata shqiptare

Trump nënshkruan urdhrin ekzekutiv për mbrojtjen e Zyrës Ovale
Para 26 minutash

Trump nënshkruan urdhrin ekzekutiv për mbrojtjen e Zyrës Ovale

Më të lexuarat

1 Pas 150 ditësh protestë, studentët ndryshojnë strategjinë dhe marrin vendimin e fortë
4 Nëntor 2026, 18:23

Pas 150 ditësh protestë, studentët ndryshojnë strategjinë dhe marrin vendimin e fortë

2 Klodiana Lala zbulon se nga SPAK ka hetim të ri për Erion Veliajn
Para 10 orësh

Klodiana Lala zbulon se nga SPAK ka hetim të ri për Erion Veliajn

3 Kur nisin trenat Tiranë-Durrës? Ministri zbulon se kur do të udhëtojnë pasagjerët në linjën e re
Para 9 orësh

Kur nisin trenat Tiranë-Durrës? Ministri zbulon se kur do të udhëtojnë pasagjerët në linjën e re

4 Nazarko zbulon strategjinë e Veliajt
Para 10 orësh

Nazarko zbulon strategjinë e Veliajt

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.