FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Çelja e negociatave/ Rama: Përgjigje për kazanin e broçkullave

Vlahutin i dorëzon Ramës progres-raportin e BE Kryeministri Rama nënvizoi sot se rekomandimi që KE i bëri Këshillit të Europës për çeljen e negociatave është meritë e reformave të thella që ka realizuar qeveria në këto tre vite. Sipas tij, marrja e statusit dhe rekomandimi për çeljen e negociatave janë arritjet më të mëdha të qeverisë që ai drejton. “Sot, dy vite pasi morëm statusin, vendi ynë pas 2 vitesh përpjekjesh të mëdha dhe bindëse, sapo ka marrë rekomandimin e KE për çeljen e negociatave për integrimin në BE.

Tre vite më parë dukej mision i pamundur brenda mandatit tonë, por axhenda jonë për të çuar përpara reforma të rënda dhe me kosto, ja ku na ka dhënë në drejtë dhe ndërkombëtarisht”.

Kryeministri theksoi se kjo arritje nuk u ndal as nga siç e cilesoi ai, “kazani i broçkullave”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kazani broçkullave që zien përditë në mjedisin politiko­mediatik, ziente për kushtet që do i viheshin Shqipërisë, madje deri dhe kanabisi do ishte kusht për çeljen e negociatave. Por ata që për 3 vite rresht refuzuan çeljen e negociatave, por dy ditë më parë dolën hapur kundër hapjes së negociatave. Shqipëria sot e mori dhe pa kusht çeljen e negociatave dhe e vetmja pikë ku rekomandohet është që në tryezën për reformën në drejtësisë të zbatohet veçanërisht ligji për Vettingun.

Swiss Digital Mobile Reklama

E vetmja pikë, quajeni dhe kusht po të doni, po kjo është ecuria për zbatimin e Reformës në Drejtësi dhe veçanërisht, Vettingu. Kjo nuk do mend as kalem që kjo premisë, që kjo qeveri i ka vënë vetes në rrugën drejt BE ashtu sikundër kemi kryer të gjithë detyrat e BE është jo se na i kërkon Brukseli, por se ua kemi borxh fëmijëve tanë”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?