Censurë ndaj protestës çame, Manjani: U morën me mizat e Ramës

Të shtunën PDIU-ja dhe Shoqata Çamëria, protestuan përballë Ambasadës Greke në Tiranë, me pankartat “Çamëria është Shqipëri”, ku kërkojnë transparencë për procesin e negociatave.

Por, në një kohë kur kjo protestë gjeti pasqyrim dhe u bë lajmi i ditës në Greke, mediat në vendin tonë kishin tjetër pasqyrim. Siç thotë edhe ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, dje u morën për batutat me mizat që bëri kreu i qeverisë në një familje në Berat.

Pas pakënqësisë të shprehur nga Sekretarja e Përgjithshme e PDIU-së, Mesila Doda, ka reaguar për të njëjtën situatë edhe Manjani. Në një postim në Twitter, ish-ministri shkruan se mediat Greke pasqyruar me korrektësi dhe me detaje protestën, mediat tona, qofshin edhe ato Kombëtare, nuk u morën aspak, madje kaloi si lajm flash.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me ironi ai thotë se lajmet e këtij kombi nuk mund të jenë batutat me mizat që bën Krye-Rilindasi! Çamëria është çështje e këtij kombi!

Swiss Digital Mobile Reklama

Statusi

Shumë e çuditshme! Mediat greke pasqyruan me korrektësi e deri në detaj protestën e PDIU për çështjen Çame. Mediat tona fare pak! Madje disa media kombëtare, ASPAK! Lajmet e këtij kombi nuk mund të jenë batutat me mizat që bën Krye-Rilindasi! Çamëria është çështje e këtij kombi!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?