Ç’është kjo shoqeri civile që nuk gjen dot një anëtar për KLP?

Loja për të zgjedhur anëtarin e KLP, që vjen nga shoqeria civile, po krijon konflikt politik gjatë këtyre ditëve. Por komisioni përkatës pranë Avokatit të Popullit ka klasifikuar vetëm Entela Hoxhajn si aplikante që plotëson të gjitha kriteret formale. Katër aplikantëve të tjerë u është dërguar shkresë për plotësim dokumentacioni.

Sipas ligjit kryetari i Komisionit të Shoqërisë Civile pranë Avokatit të Popullit i përcjell Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit një listë me emrat e jo më shumë se 10 kandidatëve që kanë marrë më shumë pikë, por në çdo rast jo më pak se trefishi i numrit të vendeve vakante.

Pra, për një vend që i takon shoqërisë civile në Këshillin e Lartë të Prokurorisë duhet që të mbërrijnë në Kuvend minimalisht 3 kandidatë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Thirrja e fundit që shoqëria civile të nxitojë erdhi edhe këtë të shtunë nga kreu i Shoqatës së Avokatëve Penalistë, Saimir Visha.

Swiss Digital Mobile Reklama

Formula për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë ishte pika e fundit për të cilën u arrit konsensus në negociatat e gjata të 21 korrikut.

Nëse 6 anëtarë vijnë nga sistemi, 5 të tjerët zgjidhen: 2 nga avokatia, 2 nga trupa e pedagogëve të drejtësisë dhe shkollës së magjistraturës dhe 1 nga shoqëria civile. Aktualisht mungojnë vetëm kandidatët e shoqërisë civile për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Ngërçi për zgjedhjen e kryeprokurorit nuk do të ishte kaq i fortë nëse shoqëria civile do të angazhohej për të zënë vendet e saj në sistemin e ri të Drejtësisë, me po të njëjtin zell me të cilin protestonte për votimin e Kushtetutës së 21 korrikut në 2016-ën. Që nga pranvera ku nisën thirrjet e para për kandidim për organizatat joqeveritare janë treguar më apatiket në këtë drejtim.

Zbatimi i reformës në drejtësi ka kaluar në shumë ngërçe. Veç atyre politike shkak për zvarritjen e ngritjes së Institucione të reja të drejtësisë është bërë dhe pamjaftueshmëria e njerëzve të kualifikuar. /TCH/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?