FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Çështja çame, Meta: Larg raporteve spekulative që synojnë keqkuptime

Kryeparlamentari Ilir Meta deklaroi se qeveria shqiptare dhe ajo greke duhet të qëndrojnë larg raporteve spekulative sa i takon çështjes çame. Gjatë një interviste për agjencinë e lajmeve greke ‘Ana’, Meta theksoi se marrëdhëniet mes dy vendeve janë strategjike.

“Mendoj se duhet të tregohemi të zgjuar dhe të qëndrojmë larg raporteve spekulative që kanë si synim të krijojnë keqkuptime. Nuk ka asgjë që nuk mund të diskutojmë si fqinjë të mirë”, tha Meta. Nga ana tjetër ai pohoi se në Shqipëri nuk ka asnjë parti politike serioze me axhendë nacionaliste.

“Të gjitha partitë shqiptare e respektojnë Greqinë dhe integritetin e saj territorial dhe sigurisht dhe qytetarët e saj si fqinj dhe partnerë socialë dhe ekonomikë”, tha Meta.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?