Çështja “Habilaj, flet ministri Xhafaj: Provat që kam unë për Tahirin…

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka reaguar për herë të parë pas kërkesës së Prokurorisë për të arrestuar ish-ministrin Saimir Tahiri. I pyetur nga gazetarët për çështjen ”Habilaj” ku sipas përgjimeve del edhe ish-Ministri, është shprehur se provat që ka ai në dorë, nuk e fajësojnë deputetin e PS-së. ”Njerëz pa kontribut në Prokurori po e përdorin politikisht”,-ka thënë Xhafaj. Ai ka akuzuar gjithashtu se operacioni në Babicë të Vlorës dy ditë më parë u shit dhe u dekonspirua nga Prokuroria.

“Me sa shoh thjesht po duan ta përdorin. Për sa i përket asaj çfarë më pyetët, nëse do më pyesnit nga pikëpamja ligjore, ajo çfarë është shkruar nga Prokurorët e Krimeve të Rënda dhe për aq sa kam lexuar, nuk është një gjë që shpreh vullnetin e ligjit dhe bazueshmërinë në prova. Jemi në rastin kur segmentë të prokurorisë po përdoren politikisht në një situatë të nxehtë politike. Flas për aq sa kam parë. Nëse prokuroria ka prova të tjera le të presim dhe t’i shohim. Para se të jem ministër, jam ligjvënës, jurist dhe nga ky këndvështyrim po jap opinionin tim. Precedentë të tillë janë të rrezikshëm për drejtësinë dhe vetë jetën parlamentare. Nëse prokuroria ka prova të tjera, mbetet për t’u parë. Jam i shqetësuar dhe druaj që të mos ndodh ajo që ndodhi në Vlorë, ku para se prokurori të merrte provat në vendngjarje, mendoi si të përdorej. Gjë që është e përsëritur dhe është e dëmshme për autoritetin e organit të akuzës”, tha Xhafaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?