Çështja “Tahiri”. PS: Kjo ishte një farsë e Prokurorisë, PD: Po mundoheni të prishni provat
Pas zhvillimit të mbledhjes me dyer të mbyllura nga Këshilli i Mandateve, ku prokuroria paraqiti provat sekrete, ka rinisur seanca me dyer të mbyllura ku shqyrtohet kërkesa e organit të akuzës që kërkon autorizim për arrestimin e ish-ministrit Saimir Tahiri. Në fillim të seancës, avokati mbrojtës i Tahirit, kërkoi edhe 3 ditë kohë për të paraqitur pretendimet e mbrojtjes pasi sipas tij u njohën me materiale të reja nga prokuroria që nuk janë pjesë e relacionit të parqitur më herët.
“Është shumë e rëndësishme ti kërkojmë Këshillit, që për shkak të pamundesisë reale që kemi pasur për tu përgatitur në një mbrojtje sa më cilësore, të kërkojmë kohën e arsyeshme, kjo edhe për shkak se organi i Prokurorisë veç pretendimeve në kërkesë, sot ngriti pretendime shtesë dhe duhet t’i integrojmë në mbrojtje që do i shërbejë jo vetëm këtij paneli por edhe procesit në funksion të dhënies së drejtësisë. Një mbrojtje e arsyeshme kërkon një afat kohor prej 3 ditësh. Jemi gati të paraqisim mbrojtjen tonë të shkruar dhe argumentuar”, tha avokati i Tahirit.
Ndërkohë deputeti i PD Alibeaj deklaroi se kjo është taktikë për të shtyrë procedurën.
“Të jetë taktikë vallë për ta shtyrë? Nuk do ta besoja. Nëse doni ta shtyni kjo nuk ju bën nder juve, klientit, sentencës suaj të madhe, që kërkuat të vërtetëtn, provat…ja pra. Zoti kryetar juve u betuat që ia keni bërë me dije zotit Tahiri dhe avokatit që kur erdhi kërkesa e prokurorisë. O ju keni shkelur procedurën o zotërionjtë duan të abuzojnë. Sot ne nuk po vendosim të hedhim prangat dikujt. Ne sot po vendosim për ti dhënë udhë kërkesës që organi i prokurorisë do të cojë përpara. Ëhstë kjo thelbi madje i Reformës në Drejtësi. Madje ky ëhstë momenti për të treguar atë të pandëshkueshmërisë”, deklaroi Alibeaj.
Për deputetin e PS Bled Çuçi kërkesa e mborjtjes është në përputhje me procedurat. Sipas tij, mborjtjes duhet t’i jepet koha për tu përgatitur.
“Këtu jemi për të respektuar të gjitha procedurat. Nëse deputeti i cili akuzohet për një krim shumë të rëndë dhe prokuroria ka ardhur për të marrë autorizimin për ta arrestuar nuk i lejohet e drejta që të mbrohet ky është turp. Përsa i përket shpejtësisë, ky është rasti i parë që veprohet me këtë shpejti. Jemi brenda afateve”, tha Çuçi.
KOHA JONË SONDAZH

