Çështja “Tahiri”. Spiropali: Opozitë e ligë, e tashë, e pistë…

Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali ka reaguar sot pas deklaratave të Partisë Demokratike lidhur me çështjen e deputetit Saimir Tahiri. Në një postim në facebook, Spiropali shkruan se pasi Tahiri paraqiti sot provat, Opozita ka mbetur e shtangur. Sipas Spiropalit, Opozita vetëm shan dhe lëshon klithma pas asnjë arsyetim.

Deklarata e plotë e Elisa Spiropalit:

Duke pare fleten e bardhe te prokuroreve te Katanias sot dhe çehret e prishura te Frontit te Vjeter qe rilindi pas humbjes se Tepsise, mundohem te marr me mend se kush nuk e kupton akoma kete loje luftash te Frontit, me krimin e me kriminelet?

Swiss Digital Desktop Reklama

Eshte kaq e trashe, kaq e lige, kaq e piste, kaq e nxituar, kaq e sterzmadhuar me piskama, klithma, kushtrime, perbetime, mallkime, sa qe duhet te jesh idiot qe te mos pyesesh veten: Ore ku e kane hallin keta, kur e gjitha qenka nje flete e bardhe me dy rreshta?

Swiss Digital Mobile Reklama

Kesaj i thone i zoti ta jep, tellalli s’ta leshon gjalle ne bote! Prokuroria andej thote s’kemi asgje per kete thagme te padegjuar, prokuroria ketej na ka thene deri tani, qe pret nga ajo andej qe te sjelle provat, te cilat ketej s’po i shohim gjekundi!

Thagme e madhe per nje hall te madh qe per çdo njeri me sy ne balle e me veshe ne vend, eshte e qarte: Nuk eshte thagma qe krijoi hallin, po halli qe shpiku thagmen! Kaq keq e kane punen dhe kaq te madh hallin keta te Frontit, sa lojen e tyre luftash me krimin e me kriminelet, e çuan deri ne piken qe ta kthenin prokurorine ne topin e leckes pa te cilin loja nuk ngjan dot si lufte?!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?