Çmenduri në ”Rrugën e Kombit”, makina kapet me 192 km/orë (VIDEO)

Ndërgjegjësimi është zero në Shqipëri. Makina inteligjente e Policisë së Shtetit për dy orë ka skanuar automjete që qarkullonin me shpejtësi nga 137 km/h deri në 192 km/h në ”Rrugën e Kombit”. Në një kohë që ndjeshmëria ndaj sigurisë rrugore është shtuar si pasojë e aksidenteve të fundit, përsëri ecin me shpejtësi të çmendur.

Kurse dy kilometra më tej pozicionimit të makinës inteligjente në ”Rrugën e Kombit”, patrulla e Policisë Rrugore kanë ndaluar automjetet e evidentuara në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Masat administrative u vendosën jo vetëm ndaj këtyre drejtuesve të mjeteve, por edhe ndaj 105 drejtuesve të tjerë, që makina inteligjente skanoi gjatë punës së saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?