Çollaku: Komisari ka prova, është gati t’i sjelli

Gazetari Basir Çollaku në studion e emisionit “Opinion” ka deklaruar se edhe pas transmetimit të intervistës se djeshme ka komunikuar me nënkomisarin Nuhu.

Çollaku u shpreh se Emiljano Nuhu iu qëndron ende deklaratave të tij e madje, se është i gatshëm t’i vërtetojë edhe me dokumente, duke ardhur ne Shqiperi.

Ndërsa Anila Hoxha në Top Channel solli detaje mbrëmjen e sotme nga ngjarja e ndodhur në Fushë Krujë mbi rastin e pretendimit të përdhunimit të mundshëm të një 25-vjeçarje nga djali i deputetit të PS, Rrahman Rrahja. Ngjarje e bërë publike një ditë më parë nga nënkomisar Emiljano Nuhu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Anila Hoxha u shpreh se oficeri nuk është paraqitur në prokurori për t’u ballafaquar me dy personat e përmendur nga ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Pasi oficeri ishte thirrur për t’u pyetur, ishte vendosur që oficeri i policisë të ballafaqohej me dy personat e përmendur, por oficeri nuk është paraqitur. Autoritetet ende nuk kanë marrë një vendim për ta marrë në mbrojtje vajzën”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?