FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Conference League, Rama: UEFA vlerësoi pastërtinë e Tiranës, jua them këtë me kënaqësinë më të madhe

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar një nga kriteret pse Tirana u përzgjodh si mikpritësja e finales së Conference League nga UEFA.

Gjatë bashkëbisedimit të sotëm me gazetarët, Rama theksoi se grupi i UEFA-s që erdhi në kryeqytet pak kohë më parë vlerësoi pastërtinë e Tiranës.

“Tirana vazhdon të jetë e pastër. Një nga kriteret e grupit të inspektimit të UEFA-s në përcaktimin e Tiranës si vendi i finales ishte pastërtia. Pastërtia e Tiranës ishte një nga pikat, se natyrisht nuk mund ta bëjnë finalen në një qytet të papastër. Sigurisht, këto janë gjëra të vogla për ju, se ju merreni me gjëra të mëdha, por meqë jemi këtu dhe unë merrem me gjëra të vogla si pastërtia p.sh, po jua them këtë me kënaqësinë më të madhe”, theksoi Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?