FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Damian Gjiknuri: Zgjedhjet në PS do të sjellin hapje të partisë, garanci për fitoren e ardhshme

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, njëherësh edhe drejtues qarku në Elbasan thotë se zgjedhjet brenda PS-së, do të sjellin hapje të partisë dhe do të japin garanci për fitoren e ardhshme.

Qarku i Elbasanit ishte ndalesa e radhës e turit të takimeve me Asambletë Socialiste për informimin mbi procesin e përzgjedhjes së kandidaturave për kryetarët e partisë në 61 bashki të vendit dhe sekretarët ekzekutiv në degët lokale apo nivel qarku.
Çdo kandidat do ketë mundësinë të paraqesë parpara asamblesë platformën e tij.
Përmbyllja e këtij procesi, pas takimeve në të gjithë Qarqet e vendit, do konkretizohet me përzgjedhjen e kryetarëve të rinj dhe do sjellë një hapje të Partisë Socialiste🌹, rienergjizimin e çdo strukture të saj dhe do na japë garancine për fitore të sfidave të ardhshme elektorale”, shprehet Gjiknuri.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?