FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dashamir Shehi: Edhe unë si Rama do e shembja pallatin e Bashës

Sot u dha lajmi se Gjykata e Strasburgut ka dënuar qeverinë shqiptare me 13 milionë euro për të dëmshpërblyer banorët e pallatit të vjehrrit të Lulzim Bashës. Në emisionin “Opinion” te Blendi Fevziu, i pyetur rreth vendimit të gjykatës së Strasburgut, deputeti Dashamir Shehi habiti me përgjigjen e tij. Ai tha se edhe unë po të isha në vendin e kryeministrit Rama do ta shembja atë pallat se ishte ndërtuar në një vend jo të rregullt. Dihet se vendimi i kryeministrit Rama në shtator 2013 për prishjen e këtij pallati u justifikua në publik se nuk ka letrat ligjore, por gjykata e Strasburgut dha 13 milionë euro këto ditë, para te cilat do paguhen nga buxheti i qeverisë shqiptare.

Fakti që deputeti Dashamir Shehi foli në krah të vendimit të Ramës për pallatin e vjehrrit të Lulzim Bashës interpretohet si një hakmarrje e Shehit pse Basha po bën koalicion opozitar me LSI.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?