Debate te emisioni i Ylli Rakipit në Top Channel

Emisioni i Ylli Rakipit njohu debate të forta. Shkëlzen Berisha, djali i ish kryeministrit Sali Berisha, ka ndërhyrë në emisionin “Të Paekspozuarit”, për t’ju përgjigjur analistit Andi Bushati, i cili deklaroi se drejtësia duhet të hetojë në mënyrë të paanshme edhe “çështjen CEZ” dhe përfshirjen e Shkëlzen Berishës në të.

Shkëlzen Berisha:  Ekziston një email i siguruar jo në rrugë ligjore. Kjo copë letër nuk është administruar në rrugë ligjore. Nuk kam lidhje me asnjë nga këta persona, as kam lidhje biznesi, as u kam shitur makinën, as më kanë paguar në forma të ndryshme. Në atë letër, flitet për një takim por nuk flitet se për cfarë. Ky takim nuk është kërkuar dhe nuk është zhvilluar kurrë.

Andi Bushati: Nga emaili, thuhet se ju keni ndërmjetësuar një takim, me babain tuaj që ishte kryeministër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shkëlzen Berisha: Nuk është e vërtetë. Lexo emailin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Andi Bushati: Atëherë ma korigjoni ju

Andi Bushati: Tre javë pasi emaili është dërguar, babai juaj i ka pritur emisarët. Takimi vërteton emailin. Ky është absurdi për mua.

Shkëlzen Berisha: Ky takim nuk ka ndodhur. Nuk thuhet kërkund që unë kam premtuar të rregullojë një takim të tillë.

Andi Bushati: Në email thuhet se takimin do e realizoni ju. Takimi është bërë. Unë po të jem një prokuror, them a kam të drejtë të hetoj dhe të shoh sa i vërtet është ky email, kur kam dhe provën tjetër? Mua më duket normale deri këtu. Përse ju duket ju si spekulim nuk e kuptoj.

Shkëlzen Berisha: Është totalisht e pavërtetë ajo që thotë zoti Bushati, se në këtë email pretendohet se kam mundësuar një takim me babain tim. Lexoni emailin. Ky email është publik dhe është i pavërtetë. Ky takim as është kërkuar as nuk është zhvilluar. Unë nuk kam asnjë lidhje me këta persona. Unë mbaj përgjegjësi për atë që premtoj vetë.

Andi Bushati: Ju thatë se emaili dhe kjo histori nuk ka ndikuar te privatizimi, sepse privatizimi është bërë 10 muaj pas kësaj korespondenca. Por akuza nuk ka qenë për këtë. Takimi do të bëhej për të ndihmuar kompannë që do të fitonte.

Shkëlzen Berisha: Akuza ka qenë, se Shkëlzen Berisha ka përfituar nga privatizimi i OSSH-së. Janë marrë transaksionet e mia bankare, janë shitur sikur kanë lidhje me privatizimin.

Ndërsa analisti  Armand Shkullaku  tha se prova më e mirë se drejtësia është e kapur nga Edi Rama është rasti i Sajmir Tahirit.

“Reforma në drejtësi duket se ka një frenim në dosjen “Tahiri”, pas ndryshimit të Prokurorit të Përgjithshëm.

Në 27 vjet trazicion ne kemi dosjen më të rëndësishme në këto vite, pasi ai akuzohet si anëtar i një bande mafioze. Kjo është ngjarja më e rëndësishme, dhe të gjitha energjitë, duhet të ishin për të zbardhur sa më shpejt këtë dosje të Tahirit.

Të merremi sot nëse ka faj Andi Toma, dhe Dash Xhika, unë jam i bindur se këtu me rrugët është bërë korupsion dhjetra vjeçar. Çdo drejtor rrugësh ka futur lugën në çorbën e korrupsionit, por të merret i gjithë shteti me këtë punë, sot Rama thoshte, shumë shpejt, Rama, thotë, kanë filluar të thyhen arrat, duart në pranga. Nuk është kjo reforma në drejtësi.

Reforma, do të ishte zbardhja e dosjes Tahiri, krahu i djathtë i kryeministrit Rama, kjo është nisja e reformës në drejtësi”, tha Shkullaku në studion e Top Channel.

Analisti ka debatuar me deputetin socialist Alket Hyseni.

Batutat

Shkullaku: Më thoni një vepër të mirë këto 5 vjet?

Hyseni: S’keni parë rilindjen urbanen

Shkullaku: Jo, kemi parë kullat që i falni klientëve të tuaj.

Hyseni: Cilat kulla?

Shkullaku: Si dy gishtat në Kavajë, bëri një shesh dhe më pas një kullë.

Analisti Andi Bushati ka deklaruar se drejtësia rrezikon të kthehet në një armë që do të përdoret për sulm politik.

Bushati, i pranishëm në studion e Top Channel,  tha se në çështjen Tahiri, ka shumë “rastësi”, të cilat po çojnë në mbylljen e procesit, ndërsa nga ana tjetër, po rihapen dosje të vjetra ,  të cilat duhet të hetohen, por jo për tu përdorur politikisht.

“Kemi disa dosje të vjetra që hapen. Problemi është ky: kur folëm për pandëshkueshmërinë, është shumë e rëndë, por më e rëndë është pjesa që drejtësia të përdoret si armë politike.

E kemi provuar këtë nga burgosja e njerëzve të opozitës, e deri te burgosja e gazetarëve. Drejtësia jo vetëm që nuk bën drejtësi, por mund të përdoret politikisht”, tha Bushati.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?