Debate të forta tek “Ekonomia”, Tabaku akuza Ahmetajt për përmbytjet, ndërhyn dhe Braçe …

Mbledhja në Komisionin e Ekonomisë e thirrur paraditen e sotme po shoqerohet me debate te ashpra mes paleve, teksa i ftuar ne raportim para komisionit eshte dhe kreu i financave shqiptare, Arben Ahmetaj.

Gjatë debatit deputetja e PD-së Jorida Tabaku i ka kërkuar ministrit, Arben Ahmetaj se çfarë do të ndodhë me verifikimin e përmbytjeve.

Ky i fundit u shpreh se shpejti nis  faza e verifikimit. Ndërsa nga ana tjetër replikoi kryetari i komisionit, Erion Braçe, i cili akuzoi PD se për 2 vite rresht përmbytën Shkodrën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pjesë nga debati në Komisionin e Ekonomisë:

Swiss Digital Mobile Reklama

Tabaku:  Çfarë do ndodhë me zonat e përmbytura dhe verifikimin? Sa është paguar në vitin 2015?

Ahmetaj: Zonat e përmbytura po verifikohen. Për pyetjen e parë zonja Tabaku jemi të mirëkuptuar që ky është një proces fare i thjeshtë buxhetimi. Përsa i përket 2015 shumica e kompensimit është paguar. Nuk kemi vlerësim dëmesh akoma, ka katër faza ne jemi të e tretë shumë shpejt do të fillojë vlerësimi.

Tabaku: Nuk e thatë sa është paguar me grant në 2015?

Ahmetaj: Nuk e mbaj mend tamam, por është 5 milionë euro.

Spaho: Mos bën gabim të sjellësh në komision ligjin për sigurimin e banesave dhe bizneseve…

Braçe: Ju e përmbytet Shkodrën dy herë. E mbytët Shkodrën 2 vjet rresht, u kthye Shkodra në liqen.

Sapho: Të shohim sa dëmshpërblim do jepni ju

Debati vazhdon ende në komisionin e Ekonomisë në Kuvend.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?