Debate te “Siguria”- Sterkaj i PS: Grabitjet fiksohen në kamera. Qato: S’kanë cilësi

Komisioni parlamentar i Sigurisë ka zhvilluar paraditen e sotme një seancë dëgjimore lidhur me masat e marra për zbatimin e ligjit “Për masat shtesë të Sigurisë Publike” si dhe nxjerrjen e akteve nënligjore për këtë ligj. Ndonëse pritej që në seancë të raportonte drejtori i Policisë së Shtetit, para deputetëve të Komisionit është paraqitur drejtori i Komanduar në Policinë e Elbasanit, Altin Qato.

Duke u ndalur tek procesi, Qato tha se aktualisht janë ngritur komisionet në drejtoritë vendore dhe janë hartuar planet e masave për rritjen e sigurisë.

“Janë ngritur komisionet në drejtoritë vendore. Janë përgatitur 6 akte nënligjore. Drejtoritë vendore hartuan planin e masave. Numri i subjekteve ku do të vendosen masa shtesë të sigurisë pritet të jetë i madh”, tha Qato.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deputeti Paulin Sterkaj në pyetjen drejtuar drejtorit të Policisë thotë se ndonëse grabitjet filmohen nga kamerat e sigurisë, autorët nuk identifikohen.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në përgjigje, Qato tha se shkak për këtë situatë është cilësia e dobët e kamerave të sigurisë.

“Disa kamera në biznese nuk kanë cilësi. Grabitjet fiksohen në kamera, por autorët nuk identifikohen. Ndaj synohet vendosja e kamerave me cilësi të lartë, dhe leximi optik i pamjeve”, u shpreh Qato.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?