Debatet mes Haxhinastos dhe deputetit të PS (VIDEO)
Ka pasur debate në Komisionin e Legjislacionit mes deputetit socialist, ish-doganierit që më pas u bë ligjëvenës, Alket Hyseni dhe ish-ministrit të LSI-së, Edmond Haxhinasto. Gjithçka ka nisur me provokimin e Hysenit, që duke iu referuar nisjes së verifikimit nga ana e Prokurorisë për Haxhinaston është shprehur se opozita ka frikë nga drejtësia.
Kjo ka hasur në përgjigjen e shpejtë të ish-ministrit, i cili është shprehur se Hyseni po bënte provokime rruge.
Hyseni: Frika që keni nga drejtësia është shumë e madhe
Haxhinasto: Tregon një mungesë etike, kërkon të bëjë provokime të nivelit të ulët, tregon qartazi se qëllime të mbrapshta shfaqen në këtë tryezë.
Përsa i përket frikës, frikë keni ju që doni ta kontrolloni politikisht. Nuk ke as aftësinë për ta bërë si duhet rolin e komisarit politik. Përmbahu dhe trego etikë në këtë sallë. Mos degjenero në llafet e rrugës.
Alibeaj: Mos të diskutojmë për çështje personale…
Ditën e sotme Haxhinasto i pyetur nga mediat u shpreh se ai është i hapur për çdo lloj verifikimi nga ana e autoriteteve. Po nëse sulmohem politikisht tha Haxhinasto, unë do të reagoj në të njëjtën mënyrë.
KOHA JONË SONDAZH

