Debatet në grupin e PD/ Bregu kundër bojkotit të Kuvendit

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka informuar deputetet në mbledhjen e grupit parlamentar, për nënshkrimin e memorandumit me aleatët, ku u listuan kushtet për zgjedhjet e ardhshme parlamentar. Sic dhe mësohet, mes diskutimeve, kreu Basha ka marrë mbështetje për kushtin lidhur me zgjedhjet, nga deputeti Genc Ruli, shpesh herë kritik i hapur i Bashës.

“Për të pasur zgjedhje normale ja vlen të shtyhet data e zgjedhjeve”-mësohet të ketë thënë Ruli.

Nga ana tjetër, deputeti Aldo Bumçi ka theksuar nevojën e përgatitjes së një varianti për këtë çështje. “Duhet të përgatisim variantin tonë dhe nëse e nisim aksionin duhet ta përfundojmë”- ka thënë ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nënkryetari i Parlamentit, Edmond Spaho ka propozuar që të bëjnë presion duke dalë nga parlamenti. Ndërsa Bregu tha se përgjegjësia është e PD. Të dalim nga parlamenti për presion, kemi memorandum me 22 parti”- tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

E vetmja që ka dalë kundër bojkotit, është deputetja Majlinda Bregu. Opozitarja ka deklaruar se pavarësisht aleatëve barra e madhe në këtë rast është e Partisë Demokratike.

“Jo 22 parti, por 52 të jenë aleatët tanë, barra është e jona. Unë nuk jam për të dalë nga parlamenti”- ka thënë Bregu, duke shtuar “A jemi të sigurt se jemi gati për protesta?”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?