FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Debati për teatrin, Rama vijon me citimet e artistëve

Kryeministri Edi Rama ka vijuar sërish sot me publikimin e mesazheve të dhëna nga aktorë, regjisorë e artistë lidhur me domosdoshmërinë e ngritjes së Teatrit të ri.

Paraditen e sotme, Rama ka postuar në faqen e tij në Facebook, një deklaratë të dhënë nga regjistori Altin Basha, se pse duhet një godinë e re.

“Regjisori Altin Basha, një ndër emrat më të spikatur të gjeneratës së re të krijuesve të skenës, mbështet njësoj si shumica dërrmuese e komunitetit teatror shqiptar, ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar dhe shembjen e gërmadhës ekzistuese”- shkruan Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i Ramës 

Swiss Digital Mobile Reklama

Regjisori Altin Basha, një ndër emrat më të spikatur të gjeneratës së re të krijuesve të skenës, mbështet njësoj si shumica dërrmuese e komunitetit teatror shqiptar, ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar dhe shembjen e gërmadhës ekzistuese.

ALTIN BASHA:

Qartë dhe shqip, unë mendoj se duhet një godinë e re. Pjesa muzeale mund të zgjidhet brenda godinës së re. Si regjisor, po ju deklaroj me përgjegjësi, se ajo godinë nuk ofron mundësinë për zhvillimin e një krijimtarie cilësore teatrore dhe, për rrjedhim, një cilësi të ulët produkti për spektatorët dhe qytetarët.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?