FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dëbimi i ambasadorit iranian, DASH zbardh telefonatën e Bushatit me Pompeon

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar një deklaratë lidhur me telefonatën me Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati.

Në këtë deklaratë, Departamenti shtetit thotë “Sekretari i shtetit Pompeo telefonoi Ministrin e Jashtëm Shqiptar Ditmir Bushati për të përgëzuar qeverinë shqiptare për dëbimin e dy iranianëve, përfshirë ambasadorin e Iranit në Shqipëri, si përgjigje ndaj përgatitjeve të një komploti për një sulm terrorist në Shqipëri.

“Me këtë vendim -vijon deklarata e DASH-“Shqipëria rreshtohet krah vendeve të tjera të evropës, si Franca dhe Danimarka. Veprimet e Shqipërisë përcojnē një mesazh të qartë se terrorizmi iranian është i papranueshëm në Evropë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më tej, Sekretari Pompeo ka uruar Ministrin Bushati për marrjen e kryesisë së OSBE për vitin 2020 ndërsa thekson se mezi pret të bashkëpunojë me shqipërinë në këtë organizëm të rëndësishëm”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?