FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Deklarata e Ministrit gjerman: Të hapen negociatat për Shqipërinë, ka bërë progres

Ministri i Jashtëm gjerman Heike Mass ka komentuar çështjet e zgjerimit të Bashkimit Europian. Në një editorial në “Atlantic Council”, ai shkruan se nëse vendet e Ballkanit Perëndimor nuk integrohen në BE atëherë do të ketë pasoja fatale.

Ministri gjerman ka komentuar dhe progresin që ka bërë Shqipëria në rrugën e saj për t’u integruar në Bashkimin Europian. Sipas Mass, vendi ynë është duke shënuar hapa progresi në çështjen e Reformës në Drejtësi.

Ai shprehet se është pro hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Pasoja fatale nëse e lëmë Ballkanin jashtë BE-s. Gabim nëse BE nuk lejon zgjerimin me anëtarë të rinj. Shqipëria ka bërë progres të qenësishëm në Reformën në Drejtësi. Shqipëria po ndërmerr një reformë ambicioze në drejtësi. Për Shqipërinë dhe Maqedoninë jam pro hapjes së negociatave. Çelja e negociatave duhet të shoqërohet me disa kushte. Nëse ndalojnë zgjerimin atëherë dëmtohen reformat në këto vende” – theksoi Heike Mass, ministër i Jashtëm i Gjermanisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?