FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Deklarata e Ramës për rastin “Xhisiela”, Paloka: Prapë nuk zhgënjeu

Kreu i grupit parlamentar të PD-së Edi Paloka ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama lidhur me denoncimin e oficerit të policisë Emiljano Nuhu për ngjarjen në Fushë-Krujë.

Përmes një statusi në “Facebook” Paloka thekson se Rama dje nuk zhgënjeu, pasi pranoi që vajza, Xhisiela Maloku, e cila denoncoi djalin e deputeti të PS-së, po ridhunohej.

Po ashtu Paloka shtoi se kreu i qeverisë kërcënoi policin si dhe sulmoi opozitën. Mes të tjerash Paloka ironizoi edhe udhëtimin e Ramës me “Air Albania”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ja pra dhe legeni kryeminister foli dje. Prape nuk zhgenjeu ! Pranoi se vajza eshte dhunuar kur deklaroi se ate po “e ridhunojne” dhe… Kercenoi se nuk do ti ndahet kemba kembes “horrit” , nenkomisarit te policise qe denoncoi perdhunimin . Sulmoi “derrat”; opoziten dhe median qe denoncojne faktin se perdhunuesi me mbrojtjen e “rilindjes”, vazhdon te bredh i lire . Sot nga Rinasi, prane Fushe-Krujes, mori charterin e tij, nga postoi dhe video per shetitjen e rradhes ne Stamboll. Ne video, bashke me Ramen, duken disa familjare me vajzat e tyre adoleshente… Felliqesire!”, shkruan Paloka.

Swiss Digital Mobile Reklama
Çfarë tha dje Rama

Kryeministri Edi Rama deklaroi dje nga Korça se mbështet deri në fund zbardhjen e të vërtetës për pretendimin e dhunimit të Xhisiela Malokut nga djali i deputetit, duke shtuar se për qeverinë e tij, askush nuk është dhe nuk mund të jetë mbi ligjin.

Teksa i referohet punës së policisë dhe prokurorisë, Rama tha se kjo do të materializohet sa më parë, ndërsa shtoi se Partia Demokratike dhe analistët po e dhunojnë vajzën në formë të turpshme.

“Për Partinë Socialiste askush nuk është mbi ligjin. Ky qëndrim nuk është vetëm me fjalë, por e kemi materializuar me fakt, ndryshe nga të tjerët. Së pari, jetojmë në një kohë dhe fatkeqësisht në një mjedis, ku kjo kohë e mbrapsht e gënjeshtrës dhe e shpifjes së kthyer në terror informativ mishërohet tek partia kryesore e opozitës në këtë kohë. Unë nuk mund t’iu përgjigjem akuzave halucinante, për mua edhe për kolegët e mi. Sa më takon mua për vajzën, policia ka bërë punën e saj, ndërsa djali i deputetit nuk ka patur trajtim preferencial. Së dyti, vajza e dhunuar meriton vetëm një gjë, drejtësi. Inkurajoj dhe mbështes organet e drejtësisë të çojnë çështjen deri në fund. Së treti, abuzimi i vajzës po bëhet në publik. Partia Demokratike e ka dhunuar së dyti së bashku me analistët. E kanë kthyer mish për top për interesat e tyre. Shpresoj që ju të bëni detyrën deri në fund, që të shpallim të vërtetën në lidhje me një horr, të shpallur në hero”, tha Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?