Deklarata e Zaev, PD-LSI: Rama po del kundër Kosovës

PD dhe LSI-ja reaguan pas deklaratave të Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në lidhje me kufijtë e Kosovës. Aldo Bumçi dhe Petrit Vasili, thanë se Kryeministri Edi Rama është duke luajtur një rol destruktiv për sa i përket të ardhmes së Kosovës por edhe paqes në Ballkan.

”Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev pohon dhe një herë që projekti për ndarjen e Kosovës është i vërtetë, dhe ndryshe nga çfarë është përpjekur ta paraqes Edi Rama në fakt ky është një projekt serb që i shërben interesave serbe dhe ruse, dhe qarqeve të caktuara që janë të interesuara për çdo lloj skenari ogurzi duke cenuar rëndë interesat e Kosovës”, tha Aldo Bumçi.

Kurse Petrit Vasili, tha se: ”Kush e ka shtyrë dhe interesave të kujt i shërben kryeministri i Shqipërisë që përfshihet në veprimet dhe mosveprimet e tij në një projekt kaq të rrezikshëm me pasoja kaq të rënda të integritetit territorial të Kosovës, por me pasoja tepër të rënda për rajonin dhe mjaft më gjerë se kaq, ashtu sikurse dhe kryeministri Zaev nënvizon në prononcimet e tij?”

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?