Deklarata urgjente, Basha: Kuvendi t’i heqë mandatin Tahirit. Rama ka vdekur politikisht, të dorëhiqet

Kreu i PD-së, Lulzim Basha i ka bërë thirrje Kuvendit të Shqipërisë që të mblidhet urgjentisht për t’i hequr mandatin deputetit socialist Saimir Tahiri.

Në një dalje për media, kryedemokrati ka theksuar se Shqipëria është në buzë të greminës duke shtuar se Rama duhet të japë dorëheqje të menjëhershme.

“Sapo u njoha me kërkesën për heqjen e imunitetit të deputetit Saimir Tahiri. I bëj thirrje Kuvendit që të mbledhë seancën parlamentare. Sot është koha që çdo shqiptar i ndershëm dhe çdo deputet të veprojë në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën. Arrestimi i Sajmir Tahirit është vetëm fillimi. 
Edi Rama është i vdekur politikisht. Partia Socialiste është në buzë të greminës dhe duhet të shkëputet nga Edi Rama dhe grupi parlamentar,” tha Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?