FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Deklaratat e Ramës në Bruksel, Milo: Një lloj sporti. Shehi: I duket vetja madhështor

Duke komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama në Bruksel se nëse nuk kishte integrim, Ballkani kishte alternativa të tjera, historiani Paskal Milo i ftuar në “Arena” nga Dritan Hila në Ora News, thotë se ky është një lloj sporti i kryeministri. Politikani Dashamir Shehi e konsideron jo normale.

Pjesë nga deklaratat: 

Milo: Është një lloj sporti që bën Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shehi: Nuk është normale. Ky ka idenë se është madhështor dhe je ide të mëdhaja, por e keqja është se fut Shqipërinë në këtë mes. Përcaktimi jonë pro evropian është shekullor. Pavarësisht se kemi pasur disa influenca. Në esencën e vet, e gjithë shoqëria shqiptare është pro perëndimore. E ka bërë që kur kemi bërë alfabetin. Në qoftë se ju nuk na merrni, ne do të mbjellim përsëri me drogë Shqipërinë. Kjo është politika?!

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?