FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Demokratët mbyllin analizën, çfarë pritet të ndodhë së shpejti brenda PD

Tetë muaj nga humbja e zgjedhjeve, Partia Demokratike ka përmbyllur procesin e analizës. Në selinë blu janë dorëzuar të gjitha raportet dhe rekomandimet e krerëve të degëve, si dhe raportet konfidenciale të të deleguarve të kryetarit në çdo qark. Dy janë faktorët kryesorë që sipas demokratëve sollën humbjen e thellë: blerja e votave dhe problemet e brendshme.

“News24” ka mësuar se krahas analizës, në selinë blu kanë mbërritur edhe propozimet për ndryshimet statutore.

Me përmbylljen e kësaj faze, kryetari demokrat pritet të thërrasë kryesinë e partisë, e cila do të dalë më konkluzionet përkatëse. Me evidentimin e shkaqeve të humbjes, demokratët janë gati për një fazë të re, atë të riorganizimit të partisë. Analiza e zgjedhjeve zgjati përtej afatit dymujor të përcaktuar nga Lulzim Basha, por zgjedhjet brenda partisë pritet të mos marrin aq shumë kohë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një burim i tha “News24” se zgjedhjet e reja parashikohen të mbyllen brenda qershorit. Në zgjedhje pritet të futen të gjithë strukturat e partisë, degët, departamentet, sekretariatet, kryesia dhe këshilli kombëtar. Brenda dy javëve pritet që kryetari demokrat të lëshojë udhëzimin për procesin, afatet , kriteret e kandidimit dhe modalitetet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në të njëjtin udhëzim pritet të përcaktohet edhe fati i kryetarëve të degëve, nëse në zgjedhje do të futen vetëm ato që i ka mbaruar mandati apo të gjithë.

Që prej 25 qershorit humbja e zgjedhjeve ka qenë debati kryesor brenda partisë më të madhe në opozitë, e cila prodhoi si rezultat edhe lëvizjen për ringritjen e Partisë Demokratike, por që deri më sot nuk ka marrë asnjë përgjigje nga Lulzim Basha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?