FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Denoncimi i Bolton: Këshilltari i Ramës Tony Blair u përfshi në marrëveshjen Kosovë-Serbi

Ish-Këshilltari për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Bolton ka zbuluar detaje të reja në lidhje me marrëveshjen Serbi-Kosovë.

Pas deklaratës së bujshme për çështjen e ndarjes së kufijve, ku pohoi se kjo një ishte ide e presidentit të Kosovës dhe atij të Serbisë, përkatësisht Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiçit pavarësisht se nuk përmendi emra, Bolton zbuloi se në marrëveshjen midis dy shteteve ka qenë i përfshirë edhe Toni Blair.

Johon Bolton ka zbuluar se edhe ish-kryeministri britanik Toni Blair ka qenë i angazhuar seriozisht për marrëveshjen Serbi-Kosovë, ndërkohë që shton se priste që të arrihej më të vertetë diçka.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Serbia e Kosova ta zgjidhin marrëveshjen vet. Para një viti dukej se parashikimet ishin shumë të mira. Europian serioz ishin angazhuar, ndër to Toni Bler, u angazhuan për marrëveshjen Serbi-Kosovë. Mendova se diçka do të ndodhë. Nëse do isha sot këshilltar i sigurisë kombëtare nuk do të tërhiqesha, por sot nuk jemi siç ishim atëherë.”– tha Bolton në një intervistë për gazetarin Robert Papa, në televizionin “Fax News”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kujtojmë se Toni Blair ka qenë edhe këshilltar i kryeministrit Edi Rama, i cili mori këtë detyrë në vitin 2013, sapo kryeministri socialist erdhi në pushtet, i cili është paguar shumë shtrenjtë për këshillat që jepte kryeministrit Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?