Denoncimi i LSI, foto të Habiljat me drejtorë të Policisë: Pse hesht Rama
Deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari ka reaguar për aksionin e policisë në Itali, ku u arrestua një grup shqiptarësh që trafikonin sasi të mëdha droge.
Mes të arrestuarve është dhe Moisi Habilaj, një i afërt i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri ndaj të cilit opozita ka folur edhe më parë për përfshirje në trafik droge.
Deputeti i LSI thotë se arrestimi i Habilajt është prova e kapjes së shtetit nga krimi i organizuar.
Deklarata e plotë në Facebook e Endrit Braimllarit:
“Pse hesht kryeministri pas arrestimit të Habilaj. Policia italiane raporton për shkatërrimin e një grupi të strukturuar që merret me trafikun e lëndëve narkotike dhe armëve. Ndër të arrestuarit është dhe një i afërm i ish-ministrit të Brendshëm, besnik i Edi Ramës. Gjithë shqiptarët i kanë të freskëta fotot e Habilaj me drejtorët e Policisë së Vlorës.
Kjo është prova e kapjes së shtetit nga krimi i organizuar. Ishin këto grupe të strukturuara kriminale që me paratë e krimit dhe pjesëmarrjen e tyre deformuan vullnetin e shqiptarëve. Krimi i organizuar e mban peng kryeministrin. Ai nuk ndahet dot nga këto grupe kriminale sepse është i zhytur kokë e këmbë. Kjo është lidhja e Rilindjes me krimin e organizuar”.
KOHA JONË SONDAZH

